Pushime disaditore në Rugovë
Pushime disaditore në Rugovë
Pushime disaditore në zonat rurale, është ideja më e mirë e kohëve të fundit sidomos në stinën e pranverës! Akomodimi në Chalet Kujta Rugove, i dizenjuar në atë mënyrë që t'ju bëjë të luteni që këto pushime të zgjasin përgjithmonë, një vakt i lehtë i ushqimit dhe të kaloni gjithë ditën duke ecur në natyrë që do ndjeni aromat e ndryshme pranverore të luleve dhe pemëve, praninë e bollshëm të ujit nga burimet, dhe shumë arsye të tjera për të bërë pushimet sa më të paharrueshme! Gjatë qëndrimit në bujtinat tona, akomodimi për një nate pothuajse nuk mjafton, duke parë ofertat për aktivitete dhe aventura që ofrojmë! Pas një mëngjesi të pasur, për ata që preferojnë ecjen në natyrë, ka shtigje për shëtitje të shkurtra nga 1 deri në 2 orë, për shtigjet e gjata nga Chalt Kujta mund të ngjiteni majat të ndryshme me vetëm 10 minuta me makinë deri në pikën e nisjes, Maja e Vjellakut, Maja e Ujkut, Ahmica etj! Turne që zgjasin gjysmë dite dhe rrethohen nga pamje piktoreske të Bjeshkës së Rugovës! Për ata që preferojnë të shetisin me biçikletë, rruga e tyre fillon nga bujtinat tona, e cila është rreth 40 km, ne ofrojmë këtë aventurë me Mountain Bike dhe E-Bike! Gjithashtu për adhuruesit që duan të eksplorojnë, në km 8 të grykës së Rugovës ndodhet Shpella e Madhe, për të vizituar shpellën duhet një guidë profesionale, kemi helmeta dhe drita të kokës, ne mund ta organizojmë këtë aventurë dhe zgjat rreth 4 orë! Bukuria e kanioneve është padyshim Via Ferrata, për ata që nuk kanë frikë nga lartësitë ofrojmë një ngjitje në Shkembinjë, gjithmonë të pajisur me pajisje profesionale, dhe pamja që ofron gryka e Rugovës të lë pa fjalë, gjithçka që duhet është të kesh një telefon me vete! Ne ofrojmë dhe organizojmë të gjitha këto aventura dhe shumë të tjera për klientët tanë në Chalet Kujta! Rugovë! info@chaletkujta.com +383 48 4000 25